Miniera që mund të shfrytëzohet nga çdokush (Video)

Miniera e pasur me plumb, argjnend, ari e zink nuk trajtohet si zonë me interes të veçantë dhe në këtë mënyrë çdo kush mund të eksplorojë në minierën e Drazhnjes në Herticë të Podujevës e xehet t’i shesë ku të dojë.

Lajme

25/10/2015 21:18

Për këtë mjafton vetëm të marrë licensë nga Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale, njofton Klan Kosova.

Kamionët e kompanisë Sigma nuk ndalen duke bartur nga kjo minierë koncentratin e mineraleve të grumbulluara në stoqe dhe nuk janë duke kryer mihje të reja.

Të paktën kështu thonë përfaqësuesit e kompanisë Kosovo Metal Group, meqë ata nuk lejuan Klan Kosovën të xhirojë në minierë.

Sipas gjeologut të ndërmarrjes së Naim Ibishit, ata kanë liçencë për shfrytëzimin e minierës gjatë periudhës 2013-2015. Këtë leje ua ka dhënë Komisioni i Pavarur i Minierave e Mineraleve.

Këtë e konfirmon edhe ushtruesi i detyrës i Komisionit të Pavarur për Miniera.

YouTube player