Mini-Zidane
Zinedine Zideane, gjatë karrierës së tij si futbollist njihej për magjinë që shfaqte në fushën e lojës, veprimet e jashtëzakonshme teknike përfshirë driblime, dhe gola të bukur. Ai u pensionua pas finales së Kampionatit botëror 2006 ku si kapiten i Francës u përjashtua me karton të kuq pas goditjes ndaj mbrojtësit italian Marco Materazzi, në…

Sport
Zinedine Zideane, gjatë karrierës së tij si futbollist njihej për magjinë që shfaqte në fushën e lojës, veprimet e jashtëzakonshme teknike përfshirë driblime, dhe gola të bukur.
Ai u pensionua pas finales së Kampionatit botëror 2006 ku si kapiten i Francës u përjashtua me karton të kuq pas goditjes ndaj mbrojtësit italian Marco Materazzi, në ndeshjen ku Azzurrët fituan pas penalltive.
Por, dalë ngadalë duket sikur kanë filluar të shfaqen talentë të rinj, që së paku me atë që janë duke shfaqur tani, ndoshta një ditë mund të bëhen pasardhës të tij.
Një shembull vjen nga ndeshja mes ekipeve të grupmoshave të reja të Kolnit dhe Bayer Leverkusenit ku një 9-vjeçar bëri disa driblime të ngjashme me ato të Zidanes, në rrugëtimin e tij drejt golit.