Mineralet e Ukrainës, Trump tregon datën e marrëveshjes
Presidenti amerikan, Donald Trump tha gjatë një takimi sot në Uashington me kryeministren italiane Giorgia Meloni, se Ukraina dhe SHBA do të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet më 24 prill. “Ukraina dhe SHBA do të nënshkruajnë një marrëveshje minerale të enjten e ardhshme”, tha Trump, raporton mediumi ukrainas UNN. Administrata Trump ka negociuar me Ukrainën…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump tha gjatë një takimi sot në Uashington me kryeministren italiane Giorgia Meloni, se Ukraina dhe SHBA do të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet më 24 prill.
“Ukraina dhe SHBA do të nënshkruajnë një marrëveshje minerale të enjten e ardhshme”, tha Trump, raporton mediumi ukrainas UNN.
Administrata Trump ka negociuar me Ukrainën prej muajsh për një marrëveshje të gjerë që përfshin shfrytëzimin e mineraleve të rralla dhe SHBA-ja po kërkon të drejta të rëndësishme qasjeje dhe kontrolli mbi burimet natyrore të Ukrainës.
Pala ukrainase tha se është bërë “progres i rëndësishëm” në negociata, por se detajet dhe garancitë e sigurisë janë ende duke u diskutuar.
Trump e sheh marrëveshjen si një mënyrë për të kthyer disa nga fondet e investuara në ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky po kërkon garanci të qarta sigurie në këmbim të lëshimeve për burimet.
Marrëveshja ka ngjallur debat në Ukrainë për pavarësinë ekonomike dhe politike të vendit dhe pasojat e mundshme për industrinë e energjisë dhe minierave ukrainase.