Të Infektuar: 39.057

Të Shëruar: 24.427

Të Vdekur: 1.005

“Minatorët” të gatshëm për një edicion sa më të suksesshëm

12:30 | 12 Tetor 2020

Skuadrat e basketbollit po vazhdojnë me përgatitje për edicionin e ri.

Ndeshja e parë do të jetë mes Trepçës dhe AS Prishtinës për Play-out. Sfida e parë do të jetë më 14 tetor, derisa ndeshja e kthimit të shtunën.

Trepça ka filluar me përgatitje kohë më parë dhe premton një edicion mjaft pozitiv. Një nga lojtarët më me përvojë te kjo skuadër është Besnik Azemi.

Ai flet për përgatitjet dhe rrjedhën e tyre. “Përgatitjet i kemi filluar që dy javë, derisa katër stërvitje i kemi realizuar me skuadër të kompletuar. Përgatitjet po shkojnë mirë, mirëpo problemi i njëjtë, si në të gjithë basketbollin e Kosovës është se, kemi pak kohë në dispozicion për përgatitje”, është shprehur Azemi për faqen zyrtare të FBK-së, përcjell lajmi.net.

Ai flet edhe për sfidat e Play-out-it dhe synimet në edicionin e ri. “Kemi ndërruar përforcimet e huaja dhe duhet kohë për komponim. Ndeshjet e Play-out-it i kemi marrë shumë seriozisht dhe jemi duke u përgatitur për këto ndeshje. Kam shpresë që do të kalojmë me rezultat pozitiv. Për edicionin e ri kem organizim të ri të klubit me kryesi të re. Është një atmosferë shumë e mirë në klub. Synimet e Trepçës janë që klubi të vendoset në ‘binarë’ në të gjitha aspektet, si në organizim dhe punën e stërvitjeve, pastaj rezultatet do të vijnë vet”, ka shtuar Azemi.

Klubi nga Mitrovica ka vazhduar kontratën me shumicën e lojtarëve vendorë, derisa është përforcuar me Tobi Ewuosho, Tyresse Williford dhe Devin Haygood. /Lajmi.net/