Mimoza Shkodra: Ngushllime familjes së Iliasit …

Këngëtarja shqiptare, Mimoza Shkodra ka reaguar pas vrasjes së 7-vjeçarit, Ilias Mahmuti.

ShowBiz

23/03/2019 09:19

Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj, Instagram, Mimoza i shpreh ngushëllime familjes, shkruan lajmi.net.

“Ngushllime familjes se Iliasit … Nuk ka asnjë justifikim për dyshimin e “njerëzve të paqëndrueshëm mentalisht që vrasin”, vrasësi është vrasës  dhe kjo është ajo që duhet të ndëshkohet, kështu që NUK guxon të bëjë një gjë kaq të keqe! Pusho në paqe engjëlli jonë i vogël Ilias”, shkruan Shkodra.

Gruaja 75 vjeçare zvicerane që e mbyti Iliasin thuhet se ishte me probleme mendore. /Lajmi.net/ 

https://www.instagram.com/p/BvVuE20FNjo/