Mimoza pretendon rekordin e Ginnisit

Mozaiku nga drithërat (misër, oriz dhe grurë) i punuar në sallën e sporteve në Gjakovë nga Alkent Pozhegu, pretendon të thyej rekordin e Ginnisit. 

Lajme

31/05/2014 15:33

Kjo iniciativë e përkrahur nga Komuna e Gjakovës, ia kalon rekordit aktual që është vendosur më parë në Indi. 

“Rekordi i ri botëror në Gjakovë, mozaiku sportiv për librin e Ginnisit me dimenzionet 20 x 25 m (500 m2), nga autori Alkent Pozhegu”.

“Mozaiku nga drithërat (misër, oriz dhe grurë) është në garë për të thy rekordin aktual 400 m2 i cili u vendos në Indi”.

“Kjo iniciativë u mbështet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kuvendit Komunal të Gjakovës”, ka shkruar në Facebook kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila.