Mimoza Mustafa në mbështetje të Albin Kurtit
Mimoza Mustafa e ka mbështetur publikisht Kurtin.

ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa edhe njëherë ka dalë në mbështetje të Albin Kurtit, shkruan lajmi.net.
Atë jemi mësuar shpesh ta shohim duke e bërë një gjë të tillë, andaj njësoj ka vepruar sërish.
Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e saj në Instagram aty ku janë shkruar edhe disa fjalë.
“Ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt- Albim Kurti”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos.
Sot, në Kuvendin e Kosovës është votuar qeveria e re në krye me Avdullah Hotin me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim./Lajmi.net/