Mimoza Kusari: Antikorrupsioni i ka prezantuar gabueshëm kursimet e fëmijëve te mi
Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari, ka dalë me një reagim rreth publikimit të pasurisë së saj nga Agjencioni AntiKorrupsion i Kosovës.
Lajme
“Duke pasur mirëkuptim për volumin e punës me të cilën ballafaqohen, i informoj se në publikimin e deklarimit të pasurisë time, ka një gabim të madh (shpresoj të paqëllimshëm) tek paraja e gatshme, ku është vënë shuma prej 23,320 € llogari në ProCredit Bank si kursim i fëmijve”, ka theksuar Kusari në një postim në rrjetin social facebook.
“Me përgjegjësi të plotë DEKLAROJ se nuk kam llogari në ProCredit dhe kjo shumë është tërësisht gabim e shtypur”, ka shtuar ajo.
Sipas Kusarit të vetmet kursime të fëmijve të saj janë në Bankën Ekonomike në vlerat: 1921.16 Euro dhe 2320.75 Euro.
Kryetarja e Gjakovës e cila vije nga radhët e AKR-së dhe është e vetmja kryetare femër në Kosovë, ka kërkuar nga agjensioni të verifikoj këto llogari dhe të përmirësoj raportimin zyrtar në deklarimin e pasurisë së saj.