Mimoza josh investuesit arabë të EBA në Gjakovë

Një delegacion i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pasur cak vizite të martën qytetin e Gjakovës. Zyra për media e Komunës, përmes një komunikate ka njoftuar për këtë vizitë dhe prezantimin që kryetarja Mimoza Kusari–Lila i ka bërë këtij delegacioni.

Lajme

04/11/2014 20:08

Kryetarja ka vënë në pah projektet për Gjakovën, si një qytet digjital, të gjelbëruar, të kulturuar dhe një qytet me shkallë të lartë të arsimimit.

Duke u ndaluar tek mundësitë e zhvillimit ekonomik, Kusari-Lila ka folur edhe për aeroportin e Gjakovës, liqenin e Radoniqit, shpalljen e Gjakovës si zonë të lirë ekonomike, infrastrukturën, potencialet që disponon, përfshirë edhe një të dhënë mjaft karakteristike, siç është rinia.

Edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kanë njoftuar mysafirët për ecurinë e biznesit në firmat e tyre, si dhe nevojat për mbështetje eventuale për të krijuar mundësitë për një përparim dhe zgjerim të kapaciteteve të bizneseve të tyre.