Mimoza i paguan 100 mijë eurot borxh të Pal Lekajt
Një shumë prej 100 mijë eurove që qeverisja e kaluar e Komunës së Gjakovës i kishte lënë borxh, e ka paguar qeverisja e re me në krye Mimoza Kusari – Lilën.

Lajme
Kjo shumë është paguar për borxhet që janë bërë për shpenzim të uji të pijes, të energjisë elektrike, si dhe shpenzime tjera për shërbime komunale ndaj ndërmarrjeve përkatëse.
“Shuma e borxheve që ka paguar Komuna për komunali, sipas drejtorit Teki Shala, është në vlerë mbi 100 mijë euro”, thuhet në një njoftim për media të kësaj komune.
Bordi i drejtorëve dhe kryetarja e Komunës kanë marrë edhe disa vendime tjera të rëndësishme, ndër të cilët edhe ai për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët që vijnë nga diaspora.
“Që nga dita e sotme kryetarja Mimoza Kusari- Lila ka formuar grupin e drejtorëve përkatës, të cilët do të punojnë në këtë drejtim dhe të vazhdojnë përgatitjet e nevojshme që bashkatdhetarët tanë të kenë shërbime të vazhdueshme dhe kushte për të kaluar sa më mirë gjatë qëndrimit të tyre në Gjakovë. Për 24 orë do të jenë me shërbimet e tyre të nevojshme, Drejtoria e Inspektoratit, ajo e Shërbimeve Publike, e Administratës Publike, Urbanizmit dhe Drejtoria e Kulturës”, thuhet në njoftimin që e transmeton KosovaPress.