Milot Rashicës i ‘fluturon’ vlera në tregun e transferimeve

Përformancat e shkëlqyeshme në gjysmën e dytë të sezonit 2018/19 me Werder Bremenin, e kanë bërë Milot Rashicën lojtarin më të vlefshëm kosovar.

Sport

05/06/2019 15:16

Uebsajti që merret me vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt tani ka vendosur vlerën rreth 20 milionë euro Rashicës, 13 më shumë se sa në muajin mars kur ai vlerësohej me vetëm 7 milionë euro.

Ylli kosovar ishte lojtar kyç i ekipit gjerman dhe ndihmoi Kosovën ta fitonte grupin e Ligës së Kombeve, raporton lajmi.net.

22-vjeçari bëri 26 paraqitje në Bundesligë, prej tyre 19 nga fillimi dhe shtatë herë të tjera u inkuadrua nga banka rezervë.

Rashica ka luajtur mesatarisht 59 minuta për ndeshje, duke shënuar nëntë gola ose në mesatare një gol çdo 173 minuta lojë.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë gjithashtu kontribuoi me pesë asiste për bashkëlojtarët, teksa 69 për qind ishte i saktë në pasimet e tij. /Lajmi.net/