Milner: Messi mund të ju bëjë të dukeni budalla
Mesfushori i Liverpoolit, James Milner u driblua mes këmbëve nga kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, por anglezi e sheh anën qesharake të tij.

Sport
Skuadra e Premierligës humbi 3-0 në Camp Nou, pavarësisht se performoi mirë, por Milner njeh cilësinë e Messit.
”Ndeshja e parë nuk ishte një rezultat i drejtë i lojës, por futbolli nuk është gjithmonë i drejtë”, tha Milner në emisionin ‘Çfarë kam veshur’ në BT Sport.
“Atëherë ju e keni atë djalë [Messin] në skuadrën tjetër, është shumë e vështirë të vraponi sa më shpejtë që të keni mundësi me këmbët tuaja të mbyllura dhe ai mund t’ju bëjë të dukeni budalla, por ju e dini gjuajtjen e lirë që ai shënoi. Është i pabesueshëm”, potencoi mesfushori anglez. /Lajmi.net/