Milner: Messi më quajti gomar

James Milner ka zbuluar se Lionel Messi e ka quajtur gomar gjatë përballjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Barcelonës.

Sport

26/05/2019 15:31

Liverpool me një fitore 4:0 në ‘Anfield Road’, arriti të përmbyste rezultatin prej 3:0 nga ndeshja e parë, për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

E ndeshja e parë, nuk ka dhuruar momente të mira për Miler, që ishte fyer nga Messi.

Ylli argjentinas ishte zemëruar gjatë pjesës së parë të ndeshjes së parë gjysmëfinales mes tyre në Camp Nou, pasi mesfushori i Liverpoolit kishte ndërhyrë ashpër ndaj yllit të Barcelonës.

Pasi u rrëzua në tokë, Messi u ngrit në këmbë për t’iu vërsulur Milnerit, të cilit ia tha edhe disa fjalë.

“Ai (Messi) nuk ishte i lumtur me mua. “Ai po më thoshte shumë gjëra në gjuhën spanjolle duke ecur në tunel pas pjesës së parë, po ashtu. Ai më quante ‘gomar i vogël’. Kjo e ka kuptimin gomar, por mendoj se përdoret në futbollin spanjoll edhe si term i përgjithshëm për dike i cili i shkelmon njerëzit”, ka thënë Miler për Daily Mail./Lajmi.net/