Miller dështon edhe në testin e dytë ‘anti – drogë’

Jarrell Miller ka dështuar edhe në një tjetër test të drogës, para duelit me Anthony Joshua.

Sport

19/04/2019 23:22

Dje është raportuar se dueli mes Miller dhe Joshua nuk do të zhvillohet, pasi boksieri amerikan doli pozitiv në testet e drogës.

Miller insistoi se nuk kishte bërë kurrë gjërat për të cilat iu morr licenca e boksit, por ai ka dështuar edhe në testin e tij të dytë, raporton ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

Disa burime të Don Rafael kanë bërë të ditur se boksieri amerikan ka dështuar në testin HGH (për rritjen e hormoneve) gjatë një testi rutinë nga VADA.

“Jam i zhgënjyer kur dëgjoj lajmet për revokimin e licencës sime të boksit në Nju Jork. Unë do ta dërgoj në apel këtë vendim” ishin fjalët e Miller.

“Unë kurrë nuk kam përdorur ndonjë substancë të ndaluar dhe kur pash këto lajme, isha i shokuar” ka shtuar tutje amerikani.

Gjithsesi, Joshua dhe promotori i tij tashmë janë vënë në kërkim të një kundërshtari tjetër për duelin e 1 qershorit.

Luis Ortiz është një nga kandidatët favorit për ta sfiduar kampionin britanik, në ‘Madison Square Garden’. /Lajmi.net/