Millan Kompiroviq i dorëzohet EULEX-it

Millan Kompiroviq është vetëdorëzuar sot në Policinë e EULEX’it. Pas dhënies së deklaratës atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajme

21/05/2014 14:05

I dyshuari për sulmin në stacionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, Millan Kompiroviq, është vetëdorëzuar të mërkurën në policinë e EULEX-it.

Sipas këtyre burimeve, pas dhënies së deklaratës, atij i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë dhe është dërguar në burgun e veriut të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Gjatë muajit mars, persona të maskuar kishin hyrë me dhunë në stacionin e policisë në Zubin Potok, me ç’rast kanë liruar të arrestuarin Sllobodan Sovrliq.