Milito tremb Interin

Kontrata e Diego Militos me Interin do të skadojë më 30 qershor 2014. Sulmuesi argjentinas është një prej burimeve kryesore të golave në ekipin e Walter Mazzarrit dhe javë më parë u rikthye pas lëndimit të rëndë të gjurit. Por, pavarësisht rëndësisë së madhe të tij në ekip, Milito u shpreh se nuk është duke…

Sport

06/10/2013 13:30

Kontrata e Diego Militos me Interin do të skadojë më 30 qershor 2014. Sulmuesi argjentinas është një prej burimeve kryesore të golave në ekipin e Walter Mazzarrit dhe javë më parë u rikthye pas lëndimit të rëndë të gjurit.

Por, pavarësisht rëndësisë së madhe të tij në ekip, Milito u shpreh se nuk është duke menduar për vazhdimin e kontratës në Giuseppe Meazza.

“Unë dhe menaxheri im kemi biseduar pak sa me klubin por tani nuk është koha për të diskutuar rreth kësaj qështjeje. Është herët, kam prioritete tjera”, deklaroi Milito gjatë një interviste për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

“Rikthimi në Genoa? Atje kam qenë shumë mirë, me trajnerin dhe presidentin Preziosi kam raport të shkëlqyeshëm por tani për tani jam i përqendruar në këtë aventurë fantastike në Inter, ku kam kontratë deri në fund të sezonit”, u shpreh Milito.