Militao rinovon me Real Madridin

Eder Militao thuhet se ka rinovuar kontratën me Real Madridin. Militao iu bashku ‘Mbretërve’ nga Porto në vitin 2019, për 50 milionë euro. Që nga ajo kohë, qendërmbrojtësi brazilian është bërë një lojtar kyç për ekipin madrilen, transmeton lajmi.net. Klubi janë të kënaqur me formën e 24 vjeçarit dhe pavarësisht që ka kontratë me ‘Los…

Sport

23/07/2022 16:39

Eder Militao thuhet se ka rinovuar kontratën me Real Madridin.

Militao iu bashku ‘Mbretërve’ nga Porto në vitin 2019, për 50 milionë euro.

Që nga ajo kohë, qendërmbrojtësi brazilian është bërë një lojtar kyç për ekipin madrilen, transmeton lajmi.net.

Klubi janë të kënaqur me formën e 24 vjeçarit dhe pavarësisht që ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2025, ata e duan më gjatë në ekip.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë, Militao thuhet se ka pranuar të rinovojë kontratën deri në vitin 2028.

Braziliani gjithashtu do të ketë ngritje të dyfishtë të pagës, nga 3.5 milionë euro në 7 milionë.

Ndërsa klauzola për lirimin e tij do të jetë 500 milionë euro.

Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet rinovimi i lojtarit nga Reali./Lajmi.net/