Militantët islamikë sulmojnë bazën ushtarake “G5-Sahel” në Mali

Militantët islamikë, të armatosur me armë të rënda dhe eksploziv, sulmuan selinë e një reparti ushtarak afrikan në Malin qendror, duke lënë të paktën gjashtë vetë të vdekur.

Bota

29/06/2018 23:38

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë mbetjet e djegura të një automjeti, një krater dhe muret e goditura të ndërtesave, të cilat përdoren nga “G5 Sahel”, një forcë rajonale e krijuar vitin e kaluar për të çrrënjosur xhihadistët në rajonin gjysmë të thatë, Sahel, të Afrikës Perëndimore.

Një zëdhënës i forcave të G5, i cili përbëhet nga ushtarë nga Mali, Niger, Burkina Faso, Çad dhe Mauritania, tha se dy ushtarë dhe katër agresorë humbën jetën gjatë përplasjes me armë.