Militantët islamik ekzekutojnë dhjetëra ushtarë irakian të zënë rob (Foto)

Militantët islamikë në Irak kanë publikuar fotografi ku shihet tek ekzekutojnë dhjetëra ushtarë irakianë të kapur në luftimet që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit. 

Bota

15/06/2014 18:32

Imazhet e postuara në një faqe interneti, paraqesin luftëtarët e maskuar të Shtetit islamik të Irakut dhe të Sirisë (ISIS), duke i detyruar robërit të shtrihem në një gropë të cekët. 

Në fotot tjera shihen trupat e njerëzve të lyer me gjak, pasi ata u qëlluan me armë. 

Ata thonë se vrasjet u bënë për t\’u hakmarrë për vdekjen e komandantit ISIS Abdul-Rahman el-Beilawy, njofton Associated Press.

Vdekja e el-Beilawy-së është raportuar nga ISIS dhe qeveria irakiane pak para se grupi islamik të marr kontrollin e Mosulit, qyteti i dytë më i madh në Irak, dhe Tikritit, qyteti i lindjes së ish-diktatorit Sadam Huseinit. 

Zëdhënësi ushtarak i Irakut, gjenerallejtënant Qassim al-Moussaëi, konfirmoi autenticitetin fotove. Ai tha se ishte në dijeni të rasteve të vrasjeve masive të ushtarëve të kapur të Irakut në zonat e mbajtura nga ISIS. 

Seria e plotë e fotografive tregon militantët duke i ngarkuar në kamionë, para se të dërgohen për pushkatim.

Shumica e ushtarëve që paraqiten në fotografi janë në rroba civile. Në zonat e okupuara janë parë shumë veshje ushtarake të braktisura, që tregon se ata mund të jenë maskuar me ngut në rroba civile në përpjekje për të shpëtuar. (lajmi.net)