Militantët e ISIS ekzekutojnë gjyqtarin që dënoi me vdekje Sadamin
Gjyqtari i cili dënoi ish-udhëheqësin irakian Sadam Husein me vdekje, pretendohet se është kapur dhe ekzekutuar nga militantët ISIS.

Bota
Raouf Abdul Rahman, i cili dënoi diktatorin me varje në vitin 2006, thuhet se është vrarë nga rebelët në hakmarrje për ekzekutimin e ish liderit irakian 69-vjeçar.
Vdekja e tij nuk është konfirmuar nga qeveria e Irakut, por zyrtarët nuk i kanë mohuar raportimet për kapjen e tij javën e kaluar.
Ai besohet të ketë qenë i arrestuar më 16 qershor, dhe vdiq dy ditë më vonë.
Anëtari i Parlamentit të Jordanisë Khalil Attieh shkroi në faqen e tij në Facebook se Gjyqtari Rahman, i cili ishte në krye të Tribunalit të Lartë Penal në Irak gjatë gjykimit të Husein-it, ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje.
\’Revolucionarët irakian e arrestuan atë dhe e dënuan me vdekje në shenjë hakmarrje për vdekjen e dëshmorit Sadam Huseinit\”, tha ai, sipas Al-Mesyroon.
Attieh gjithashtu tha se gjykatësi Rahman kishte tentuar pa sukses për të shpëtuar nga Bagdadi i maskuar me një kostum valltareje. (lajmi.net)