Militantët e Boko Haram i dalin në pritë shefit të ushtrisë nigeriane
Militantë të dyshuar të grupit islamik Boko Haram i kanë dalë në pritë kolonës së makinave të cilat po bartnin edhe shefin e ri të ushtrisë nigeriane, njofton ushtria e vendit.

Bota
Prita e cila ndodhi të shtunën në shtetin verilindor të Bornos çoi në përleshje mes ushtarëve dhe militantëve, me ç’rast humbën jetën një ushtar nigerian dhe 5 militantë të grupit Boko Haram.
Shefi i ushtrisë Gen Tukur Buratai erdhi në post në korrik pasi presidenti shkarkoi shefat tjerë për shkak të dështimeve të tyre në mposhtjen e militantëve të grupit terrorist Boko Haram i cili terrorizon Nigerinë qysh prej vitit 2009.
Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të Boko Haram në Nigeri kanë humbur jetën 17,000 persona dhe janë zhvendosur mijëra të tjerë./arbresh.info