Militantë të PD-së sulmojnë policinë me gurë nga tarraca e selisë

Është tensionuar edhe më shumë situatë në protestën e opozitës në Shqipëri.

Lajme

21/03/2019 12:11

Disa militantë të Partisë Demokratike janë filmuar teksa ndodhen në tarracën e selisë blu, duke goditur me gurë efektivët e policisë që ndodhen para godinës së Parlamentit.

Protestuaesit po ashtu kanë hedhur tymuese dhe kapsolla në drejtim të Policisë e cila ka formuar kordonin para ndërtesës së Kuvendit.

Aty është parë edhe përdorimi i sprejit të syve nga protestuesit.

YouTube player