Milioneri që vozitë veturën e gruas, Lutfi Hazirit i shtohet pasuria në mënyrë marramendëse

Është i kyçur në politikë prej vitesh, tash e 7 vite është kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është një ndër politikanët e pasur të vendit.

Lajme

11/08/2020 11:59

Ai ka pasur gjithmonë poste të larta shtetërore, herë si deputet, herë si udhëheqës delegacionesh dhe si kryetar komune. Haziri ka trashëguar një pasuri milionëshe nga prindi i tij.

Këtë e dëshmon raporti i Agjencionit Kundër Korrupsionit, në të cilën shihen pronësitë, apo pasuria e deklaruar e kryetarit Haziri.

Ai ka në pronësi personale e të përbashkët pasuri si toka, si dhe të holla të deponuara nëpër banka të ndryshme në vend dhe jashtë vendit.

Vlen të përmendet se në vitin 2018, Haziri ka deklaruar pasuri të paluajtshme 1 milion e 650 mijë euro, përfshirë këtu toka të shumta dhe një banesë. Pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë të bashkëshortës në vlerë prej 3 mijë eurosh.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare 128 mijë e 194 euro, ndërsa 52 mijë euro pati deklaruar të prindit të tij.

Deklarimi i pasurisë në vitin 2018

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare 128 mijë e 194 euro, ndërsa 52 mijë euro pati deklaruar të prindit të tij.

Deklarimi i pasurisë në vitin 2018 (shih KËTU)

Ndërsa sa i përket deklarimit të vitit të kaluar që tashmë janë publikuar nga AKK-ja, Hazirit i është rritur pasuria.

Pasuri e paluajtshme Haziri ka deklaruar edhe tre prona të tjera në vlerë prej 201 mijë eurosh duke çuar vlerë e përgjithshme të pasurisë së paluajtshme në 1 milion e 851 euro. Ai ende vozitë veturën e bashkëshortes të tipit Hyunday Matrix.

Deklarimi i pasurisë në vitin 2019

“Këto paluajtshmëri deri në vitin 2015 kanë qenë të evidentuara në emër të prindit (babait) tim, mirëpo pas vdekjës së tij është shqyrtuar pasuria trashëgimore, në procedure para noteri, të datës 11.11.2015 dhe nga kjo bazë tani këto paluajtshmëri në Regjistrin e të Drejtave të Pronave të Paluajtshme evidentohen në emrin tim. Ndërsa tri ngastrat kadastrale janë gjithashtu pronë e trashëguar nga prindi, por të cilat janë si prona të gjetura më vonë por të evidentuara me emër të personit të tret”, ka sqaruar ndër tjera Haziri për shtimin e pasurisë së tij.

Edhe paratë e gatshme të mbajtura në bankat kanë ndryshuar vlerën. Përveç atij, bashkëshortes dhe pritindit para të gatshme në banka kanë edhe fëmijët e kryetarit të Gjilanit. /Lajmi.net/

Deklarimi i pasurisë në vitin 2019 (shih KËTU)