Milioneri arab bllokon rrugën e Londrës për të larë Porschen milionëshe(Foto)

Pronari i një veture milionëshe Porsche, mori guximin që të bllokojë një ndër rrugët më të ngarkuara të Londrës, teksa ai në mes të rrugës filloi ta pastronte atë në përgatitje për sezonin e super veturave.

Fun

28/07/2015 19:59

Shoferët u detyruan që të ngadalësoheshin, ndërsa vozitësit ndryshuan korsi, në mënyrë që të tejkalojnë Porschen.

Vetura Hibride, dukej sikur sapo kishte arritur në Londër nga Arabia Saudite e mbuluar nga rëra dhe pluhuri, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

E në vend që ta bëjë këtë në një vend më privat, ai vendosi që ta bënte atë në një vend shumë publik në rrugën Broampton, në Knightsbridge.

Dy burra, punuan me veturën për gati një orë, duke e larë Porschen.

Besohet se vetura i përket një nipi të Mbretit të Arabisë Saudite, Jezid el-Rajhi, 33.

4 3 2 1 Larja e veturës në mes të rrugës