Miliona të zhvendosur, mbi 100 të vdekur nga shirat monsun

Mbi katër milionë njerëz janë zhvendosur nga India, Nepali dhe Bangladeshi, si pasojë e shirave monsun që kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar shtëpi.

Bota

16/07/2019 09:07

Më shumë se 130 vetë kanë humbur jetën nga stuhitë dhe përmbytjet.

Prej tyre, së paku 67 kanë vdekur në Nepal.

Shirat kanë shkaktuar vdekje edhe në Bangladesh, përfshirë kampet e mbipopulluara me refugjatë Rohingya.

Në Indi, rajonet e goditura më së keqi janë Asam dhe Bihar.

Përmbytjet në Azinë Jugore shkaktojnë zhvendosje masive dhe vdekje çdo vit.

Numri i viktimave dhe dëmtimet nga sezoni i tanishëm i shirave monsun, i cili sapo ka filluar, ka gjasa të rriten në javët e ardhshme.

Përmbytjet në Nepal, Indi dhe Bangladesh, gjatë shirave monsun në vitin 2017, kanë vrarë së paku 800 njerëz dhe kanë shkatërruar kultura ushqimore dhe shtëpi. /rel