Miliarderi iranian me fjalë të mira për Morena Tarakun edhe pas ndarjes

Miliarderi nga Teherani, Sasha Sobhani u bë i njohur në saje të këngëtares, Morena Taraku.

ShowBiz

04/03/2019 16:59

Lidhja e këngëtares kosovare me Sashën bëri bujë në mediat shqiptare dhe u përfol mjaft shumë, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, Sobhani në llogarinë e tij personale, Instagram u pyet nga ndjekësit se çfarë mendon për të? “Ajo ka një zemër të madhe”, përgjigjet ai.

Me këtë ka lënë të kuptohet se pavarësisht çfarë ka ndodhur, ai ruan një respekt të mirë për modelen kosovare.

Ndërkohë, Sasha Sobhani po shijon lidhjen e re me një bjondinë, e cila shfaqet gjithnjë pranë tij. /Lajmi.net/