Miliarderët francezë dhurojnë qindra miliona euro për rindërtimin e Notre Dame

François-Henri Pinault dhe Bernard Arnault do të dhurojnë bashkërisht 300 milionë euro për të rindërtuar katedralen pas flakës.

Bota

16/04/2019 10:30

Dy nga personatmë të pasur të Francës do të dhurojnë qindra miliona euro në drejtim të rindërtimit të katedrales së Notre Dame.

Menjëherë pas François-Henri Pinault, i cili është i martuar me aktoren Salma Hayek, tha se do të dhurojë 100 milionë euro (86.4 milionë funte), shefi ekzekutiv i LVMH Bernard Arnault ofroi 200 milionë euro për të rindërtuar “simbolin e Francës”, raporton “Sky News”, transmeton lajmi.net.

“Familja Arnault dhe grupi LVMH dëshirojnë të tregojnë solidaritetin e tyre në këtë kohë të tragjedisë kombëtare dhe po bashkohen për të ndihmuar në rindërtimin e kësaj katedrale të jashtëzakonshme, e cila është një simbol i Francës, trashëgiminë e saj dhe unitetin francez”, thuhet në deklaratë. /Lajmi.net/