Miliarder nga Hello Kitty
Konsiderohet si njëri ndër brendet më të famshme në botë. Është pothuajse e pamundshme të pakësohet adhurimi ndaj kësaj krijese të lezetshme japoneze. Vajzat dhe gratë i ka bërë të lumtura, e krijuesin e saj - miliarder.
Lifestyle
Shintaro Tsuji, themeluesi dhe pronari 85 vjeçar i kompanisë Sanrio, është bërë miliarder.
Që prej krijimit të Hello Kitty, në 1974, Tsuji ka pushtuar zemrat dhe kuletat e vajzave dhe grave, duke e paraqitur këtë personazh në lodra, bluza, stoli, çanta, por edhe në aeroplanë dhe vibratorë.
Vlera e aksioneve të kompanisë sivjet është dyfishuar. Sanrio, e cila dizajnon kartolina me personazhe të filmave vizatimorë, ka parqe lodrash dhe prodhon e distribuon filma, vitin e kaluar fiskal ka pasur shitje në vlerë afro 900 milionë dollarë.
“Me siguri është njëra ndër kompanitë më të famshme në botë”, deklaroi Ted Bestor, drejtor i Institutit Reischauer për Studime Japoneze në Harvard. “Është vështirë të zvogëlohet adhurimi ndaj kësaj krijese të lezetshme japoneze”.
Çelësi është te licencimi global, konsideron Matt Miller, redaktor i Bloomberg Billionaires.
“Ajo kanë qenë kompania e parë e cila, përveç se ka pasur personazhe aq të ëmbla, ka arritur t’i bëjë pronë intelektuale dhe të përfitojë përmes licencimit”.