Miliardat e Al-Hilal ndryshojnë mendjen e Messit, babai i tij raportohet se ka pranuar ofertën

Lajme jo të mira për tifozët e Barcelonës po vijnë në orët e fundit që theksojnë se Lionel Messi mund të mos kthehet te Barcelona. Kjo pasi ofertat e mëdha nga Arabia Saudite po e tundojnë lojtarin dhe babain e tij. Madje, babai dhe agjenti i Lionel Messit, Jorge, thuhet se ka pranuar një ofertë…

Sport

30/05/2023 09:31

Lajme jo të mira për tifozët e Barcelonës po vijnë në orët e fundit që theksojnë se Lionel Messi mund të mos kthehet te Barcelona.

Kjo pasi ofertat e mëdha nga Arabia Saudite po e tundojnë lojtarin dhe babain e tij.

Madje, babai dhe agjenti i Lionel Messit, Jorge, thuhet se ka pranuar një ofertë rekord prej 1.2 miliardë eurosh nga Al-Hilal gjatë dy sezoneve, raporton “Foot Mercato”.

Kjo shumë do të vlente më shumë se dyfishi i pagës së Cristiano Ronaldos në Al-Nassr.

Raporti vazhdon duke pretenduar se preferenca e Messit është një rikthim te Barça, por paqartësia dhe kriza financiare e klubit katalanas po hap rrugë për ndryshim të së ardhmes së tij.