Miliarda dollarë kundër terrorizmit

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka paralajmëruar se do ti jap 5 miliardë dollarë për “fondin e partneritetit për terrorizon”, e cila do tu jepet shteteve të tjera në luftën e tyre për të kapur ekstremistët.

Bota

28/05/2014 18:36

Këto të holla do tu jepen shteteve në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe në Azinë Lindore.

Obama do të shpallë këtë plan në një fjalim që do ta mbajë në Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point.

Ai ka paralajmëruar se tërheqja e plotë e trupave amerikane nga Afganistani do të ndodhë në vitin 2016, dhe paratë që nuk janë shpenzuar për ushtrinë atje do të barten tjetër kund, me qëllim që të luftohen kërcënimet terroriste.

“Përveç se do të sjellim trupat tonë në shtëpi, ky kapitull i ri në politikën e jashtme amerikane do të na lejojë që të bartim disa nga burimet tona të ruajtura dhe t\’i dërgojmë këto në luftëra të tjera, në mënyrë që t’i përgjigjemi në mënyrë sa më efikase kërcënimeve të ndryshme terroriste”.

Edhe Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka njoftuar të mërkurën për planin pesë miliardësh, duke thënë se politika e jashtme e SHBA-së ka nevojë për të pasqyruar një “ndryshim të shpejtë në botën komplekse ku terrorizmi është sfida kryesore”.