Miley i fyen paparazzit

Miley Cyrus ka lëshuar fjalë të rënda kundër paparazzi, të cilët i ka fajësuar se ia kanë rrënuar një të dielë relaksi. Dje, 21 vjeçarja dëshironte të largohej nga puna e lodhshme dhe kishte vendosur t’i dërgonte qentë e saj në shëtitje, por pas pak ka dalë nga shtëpia dhe hoqi dorë nga planet e…

ShowBiz

13/01/2014 19:00

Miley Cyrus ka lëshuar fjalë të rënda kundër paparazzi, të cilët i ka fajësuar se ia kanë rrënuar një të dielë relaksi. Dje, 21 vjeçarja dëshironte të largohej nga puna e lodhshme dhe kishte vendosur t’i dërgonte qentë e saj në shëtitje, por pas pak ka dalë nga shtëpia dhe hoqi dorë nga planet e saj, sepse paparazzi filluan ta ndiqnin.

“Nuk mund të dal as me qenë të dielën për një shëtitje. Paparazzi nuk po më lënë rahat. Ma keni lodhur bythën”, ka shkruar Miley në Tëitter, e cila preferonte ta kalonte ditën nën rrezet e diellit, e jo të kishte gazetarë apo paparazzi përpara vetes.

“Unë dëshiroj të qëndroj e vetme të dielën”, ka postuar me ironi ylli i muzikës. Cyrus është e angazhuar aktualisht në provat e turneut të saj ‘Bangerz World Tour’, që fillon më 14 shkurt nga Vancouver. Këngëtarja do të vazhdojë më pas në Amerikë dhe në pjesë tjera të Kanadasë, para se të zbarkojë në Evropë.

“Sado që shkon koha, jam gjithnjë e më mirë. Natyrisht, jam mjaft entuziaste për turneun, por edhe nervoze, sepse më duhet të udhëtoj shumë dhe nuk e njoh askënd. Por, ndoshta ndonjë mik do të bijë të më shohë”, përfundoi këngëtarja kontroverse, e cila u shqua me skandale të njëpasnjëshme në vitin 2013.