Miley Cyrus publikon ‘Slide Away’ pas ndarjes nga Liam

Miley Cyrus ja dedikon këngën ish të dashurit.

ShowBiz

16/08/2019 11:21

Miley Cyrus u bë krye temë në shtypin rozë javën e kaluar pas ndarjes nga Liam Hemsworth, tani një javë pas ndarjes artistja ka publikuar këngën e re të titulluar ‘Slide Away’, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka reflektuar vështirësitë që po kalon në tekstin e këngës nga lidhja e dështuar me Liam me të cilin u martuan vetëm 8 muaj më parë.

Në disa rreshta nga kënga Miley thotë: “Njëherë e një kohë isha në parajsë, një herë e një kohë isha paralizuar, mendoj se do më mungojnë dritat e portës por është koha të lë të shkojë”. /Lajmi.net/