Miley Cyrus në lidhje të re dashurie

Këngëtarja dhe Cody Simpson po shijojnë romancën.

ShowBiz

12/10/2019 17:55

Këngëtari nga Australia ka konfirmuar në një intervistë lidhjen me këngëtaren problematike Miley Cyrus, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Gjatë intervistës Cody tha “Ne jemi të lumtur, shumë të lumtur”, këngëtari ka hapur ndjenjat e tij rreth këngëtares duke konfirmuar edhe lidhjen në një organizim të mbajtur në Los Angeles.

“Arsyeja pse nuk ka qenë një gjë e papritur është e thjeshtë, sepse ne kemi qenë miq për kaq shumë kohë,” tha ai, duke shpjeguar se ata “e gjetën përsëri njëri-tjetrin në një hapësirë ku të dy kanë punuar shumë gjatë dhe kjo ka ndihmuar lidhjen e tyre”.