Miley Cyrus ia vjedh birrën fansit!

Miley Cyrus tashmë është duke kaluar limitet e saj, sidomos në koncertin e fundit të mbajtur në Anaheim, pasi ka bërë një numër të madh të ‘çmendurive’. Këngëtarja, në këtë koncert ka veshur rroba tejet të shkurtra, të cilat i’a nxirrnin në pah prapanicën e saj, dhe për më shumë ajo preku edhe zogun e…

ShowBiz

22/02/2014 18:30

Miley Cyrus tashmë është duke kaluar limitet e saj, sidomos në koncertin e fundit të mbajtur në Anaheim, pasi ka bërë një numër të madh të ‘çmendurive’.

Këngëtarja, në këtë koncert ka veshur rroba tejet të shkurtra, të cilat i’a nxirrnin në pah prapanicën e saj, dhe për më shumë ajo preku edhe zogun e saj.

Sidoqoftë, këtu nuk mbarron e tëra. Për të treguar ‘çmendurinë’ e saj, ajo ka vendosur të shkonte afër turmës së fansave dhe t’ia mori njërit një gotë të madhe me birrë.

Ajo piu një gllënjkë të madhe dhe më pas i’a ktheu përsëri gotën me birrë fansit të saj. Nga ky gjest nuk ishin shumë të kënaqur stafi i saj, pasi ata donin që Miley të pinte ujë për t’u freskuar.