Miley Cyrus i dërgon dhuratë të këndshme Britney-t për ditëlindje (FOTO)

Edhepse jo e pranishme, Miley Cyrus është përkujdesur t'i zbukurojë ditëlindjen koleges së saj, Britney Spears.

ShowBiz

03/12/2015 13:19

Britney Spears ka festuar dje ditëlindjen e 34-t me familjet dhe miqtë e afërt.

Për zbukurimin e shtëpisë së këngëtares është përkujdesur Miley Cyrus, e cila nuk ka qenë vetë e pranishme në festë por ka dërguar balona me shumë ngjyra si dhuratë për Spears, transmeton lajmi.net.

Spears ka treguar se është gëzuar shumë për festën surprizë që ata i kanë bërë dhe ka falenderuar Mileyn për balonat e bukur./lajmi.net