Miley Cyrus dhuron gjysmë milion dollarë në galën amFar

Miley Cyrus ka blerë portretin nudo 300.000$ dhe i ka dhuruar 200.000$ tjerë organizatorëve të amFar Gala.

ShowBiz

31/10/2014 20:42

Se Miley Cyrus di të bëjë çmenduri këtë e ka vërtetuar tash e sa kohë, por çmenduria e rradhës i ka kushtuar një pasuri të tërë.

Ajo ka qenë triumfuesja në mbrëmjen bamirëse amFar Gala që është organizuar për ndihmë për të prekurit me HIV dhe AIDS, duke lënë plot 500.000$.

Cyrus ka kaluar dizajnerin Tom Ford dhe Rihannen, e madje edhe udhëheqësen e mbrëmjes Gwyneth Paltrow, e cila pas gjestit të Cyrus ka dalë në skenë duke thënë: ‘Jam e dehur dhe kjo nuk është një gjë e mirë.. Dhe sapo mora vesh se Miley Cyrus ka ma shumë para se unë.. Çfarë dreqin?’

Miley, sigurisht, ka veshur një fustan për të rënë në sy, me dekolte mjaft të thellë me gjoksin e mbuluar vetëm me dy shirita të vizllueshëm.