Miletiq: “Vritini shqiptarët”, më provokuese sesa flamuri

Veprimtari dhe Drejtori i Programeve për Ballkanin Perëndimor “Civil Rights Defenders”, serbi Goran Miletiq ka përsëritur pikëpamjet e veta për agresivitetin e bashkatdhetarëve tw tij kundër shqiptarëve mbrëmjen e 14 nëntorit, në stadiumin e Partizanit të Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Lajme

20/10/2014 22:55

Miletiq që ditën e parë të dhunës serbe ndaj simboleve dhe lojtarëve shqiptarë pyeti nëse ishte më shumë provokues flamuri, që valëvitej mbi qiellin e Beogradit, apo thirrjet “vritini shqiptarët!”.

Pikërisht këtu veprimtari Miletiq ndalet duke saktësuar më tepër se sa ishin vetë thirrjet kur kujton termin “shiptari”.

“Kishte thirrje nga huliganët serbë ‘vritini, vritini shqiptarët’ (ata përdorin në fakt fjalën ‘shiptar’ që është absolutisht e papranueshme në gjuhën serbe). Thirrje të tjera të ngjashme u përdorën nga të njëjtët huliganë”.

Ai shtoi se ngjarjet e Beogradit janë “incident tipik ballkanas me interpretime të shumta nga secila palë”.

“Pasi droni me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’ u shfaq në ajër, futbollistët serbë u përpoqën ta largojnë dhe pas kësaj huliganë serbë hynë në fushë, e ndjekur kjo nga përplasja mes disa lojtarëve në të dyja anët e fushës. Kur lojtarët shqiptarë nisën të largohen nga fusha, ata nuk u mbrojtën siç duhet nga oficerët e policisë. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se harta e Shqipërisë së Madhe është gjithashtu ofensive për disa njerëz”, tha Miletiq, raporton Illyriapress.