Milazim Krasniqi: Rezultatet e PISA-s thjesht janë për të marrë kujën të gjithë ne

Pasi u publikuan rezultatet e arsimit fillor dhe të mesëm në Kosovë të prezantuar nga testi ndërkombëtar  “PISA”, ka pasur reagime nga më të ndryshmet.

Lajme

06/12/2016 12:50

Këto rezultatet i ka komentuar edhe analisti i vendit Milazim Krasniqi. Ai thotë se rezultatet e testimit të nxënësve tanë, sipas Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) janë katastrofale.

“Thjesht janë për të marrë kujën të gjithë ne, si individë, si familje, si shoqëri, si shtet. Dhe të fillojmë një përpjekje të fuqishme për përmirësimin e gjendjes”, është shprehur Krasniqi.

Kështu si ka dalë rezultati dhe si është realisht gjendja në shkollat tona, sipas Krasniqit, këto gjenerata nuk kanë të ardhme.

“Në fakt, ne jemi duke ua shkatërruar të ardhmen”, ka shkruar ai./lajmi.net