Milano vishet kuq e zi

Milani e ka fituar derbin e qytetit me Interin, 1:0, në një ndeshje mjaft interesante. Goli i Nigel de Jong i mjaftoi ekipit Rossoner që t’i gëzojë tri pikë, të cilat i hapin rrugë për Europa League.

Sport

04/05/2014 23:41

Qyteti i Milanos është veshur kuq e zi. Milani e ka mposhtur Interin me rezultat minimal, 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro.

Rossoneri fituan me meritë, pasi e patën një epërsi të lehtë në terren. 

Ricardo Kaka fillimisht e ka qëlluar tërthorësen, ndërsa goli i fitores arriti në minutën e 65-të, kur Nigel de Jong shënoi me kokë, pas një harkimi nga Mario Balotelli.

Milani gjendet në pozitën e tetë në tabelë me 54 pikë të grumbulluara, tri më pak se Interi, që është i pesti.