Milano, të shtëna në gjykatë, tre të vdekur

Brenda Pallatit të Drejtësisë në Milano, sot në mëngjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, njofton portali online i gazetës italiane La Repubblica.

Bota

09/04/2015 12:08

Një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se në këtë incident të paktën një person u vra, por nuk ka mundur të konfirmojë vrasjen e një personi tjetër dhe as plagosjen e personit të tretë, por mediat italiane njoftojnë se tre persona u vranë, njëri nga ta gjyqëtar.

YouTube player

La Republica njofton se vrasësi i dyshuar është Claudio Giardiello, një i pandehur në një rast të falimentimit, i cili po mbrohej në liri për akuzat që i ishin bërë nga prokuroria dhe që ishin marrë për shqyrtim nga gjykata. /lajmi.net/

spari_tribunale_fotogramma_01