Milano merr një lajm të hidhur, mbrojtësi thyen këmbën

Skuadra e Milanos ka pranuar një lajm të hidhur pas përballjes gjysmëfinale kundër Lazios.

Sport

25/04/2019 19:31

‘Rosonerët’ kanë konfirmuar se mbrojtësi i skuadrës, Davide Calabria, ka thyer këmbën gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Italisë.

22 vjeçari pësoi një goditje të fortë në këmbën e majtë dhe pasi iu nënshtrua disa testeve, rezultoi se ka thyerje.

Sipas raportimeve të medieve italiane, lojtarit do t’i duhen së paku dy muaj për rikuperim, që do të thotë se ai nuk do të luaj më në këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i krahut ka pasur 33 paraqitje në të gjitha kompeticionet gjatë kësaj kampanje, duke shënuar vetëm një gol.

Ky është sezoni i dytë i Calabrias me skuadrën e parë të Milanos, edhe pse ai debutoi me ‘Rossoneri’ në vitin 2015. /Lajmi.net/