Milano dhe Arsenal janë afër të shkëmbejnë dy top mesfushorët

Skuadra e Milanos dhe ajo e Arsenal janë gati që të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e dy mesfushorëve.

Sport

16/06/2019 11:45

Sipas raportimeve të medieve italiane [Corriere dello Sport], objektivi kryesor i Milanos këtë edicion është Lucas Torreira, transmeton lajmi.net.

Çelësi për të arritur tek shërbimet e uruguaianit thuhet të jetë Franck Kessie, i cili mund të përdoret si pjesë shkëmbimi.

‘Rossonerët’ nuk e shohin lojtarin më si të paprekur dhe janë të gatshëm të ndajnë rrugët me të qoftë edhe për një shumë prej 30 milionë eurove.

Është trajneri Marco Giampaolo ai që e sheh Lucas Torreiran si një pjesë kryesore të planit të tij në ‘San Siro’.

Mbetet të shihet nëse dy skuadrat do të arrijnë të merren vesh për këtë mega shkëmbim. /Lajmi.net/