Milani zyrtarizon Bonuccin

21:38 | 14 Korrik 2017

Milani ka zyrtarizuar transferimin e Leonardo Bonuccit nga Juventusi.

Kuqezinjtë me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, bëjnë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Juventusin për transferim të përhershëm të Leonardo Bonuccit.

Mbrojtësi italian do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore ditëve të ardhshme, dhe nëse i kalon do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me Milanin./Lajmi.net/