Milani zgjedh Inzaghin
Clarence Seedorf nuk do të jetë më trajner i Milanit. Ish mesfushori holandez do të zëvendësohet në detyrë nga Filippo Inzaghi, kanë njoftuar mediet italiane.

Sport
Filippo Inzaghi do të jetë trajner i ri i Milanit, në vend të Clarence Seedorfit, kanë bërë të ditur mediat italiane.
Ish reprezentuesi holandez mori drejtimin e ekipit nga San Siro në janar, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit dhe e udhëhoqi skuadrën drejt pozitës së tetë në Serie A.
Mirëpo, kjo duket se nuk mjaftoi që ai të mbetet në detyrë, pasi marrëdhëniet mes tij dhe bordit u shkatërruan gjatë aventurës prej pesë muajsh.
Milani ka filluar kërkimin për një pasardhës dhe u tërhoq nga interesimi për trajnerin e Sevilla, Unai Emery, për shkak të çmimit të lartë.
Menaxhmenti i klubit, përfshirë presidentin Silvio Berlusconi dhe nënkryetarin Adriano Galliani u takuan të hënën mbrëma dhe vendosën që Inzaghi është kandidati kryesor dhe trajneri i duhur për të drejtuar ekipin në sezonin e ardhshëm.
Pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist më 20012, ai ka qenë i angazhuar me ekipin e të rinjve të Milanit.