Milani s’po e bind as Botmanin – Newcastle shumë afër marrëveshjes me lojtarin
Përkundër që u duk si punë e kryer dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i lojtarit, Sven Botman tanimë është shumë larg Milanit.

Sport
Siç raportojnë mediet britanike, Newcastle United ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij me fanellën bardh e zi, transmeton lajmi.net.
“Rossonerët” e kishin një dakordim në parim me lojtarin, por, siç duket, kjo çështje u zgjat së tepërmi dhe lojtari i iku nga duart.
Në të njëjtën mënyrë kampionët italianë duket se po e humbin edhe Renato Sanchesin, me lojtarin shumë afër pajtimit për t’u transferuar në “Parc de Princes”. /Lajmi.net/