Milani shkatërron Realin e Ronaldos (Video)

Milani ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-2 në miqësoren e zhvilluar kundër skuadrës së Real Madridit në Dubai.

Sport

30/12/2014 18:53

Ndeshja filloi mirë për rosonerët, pasi në minutën e 24′ dhe 31′ Menez respektivisht El Shaaraëy shënojnë për të dërguar skuadrën e tij në epërsi. Në minutën e 35′ Ronaldo shënon për të ngushtuar epërsinë e Milanit.

Në pjesën e dytë, Milani shënon dy gola tjerë, me anë të El Shaaraëyt në minutën e 49′ dhe Pazzinit në minutën e 73′

Në minutën e 84′ Benzema shënon nga penaltia për të mbyllur ndeshjen me rezultat 4-2. Ndeshja e ardhshme e Realit, është ajo në Copa del Rey kundër Atletico Madridit.

Video