Milani ‘përforcohet’ nga Interi
Përforcimi i ardhshëm i Milanit mund të vjen nga rivali i qytetit, Inter. Sulmuesi Daniel Osvaldo është objektiv i Rossonerëve.
Sport
Largimi i Niang ka liruar një vend në sulmin e Milanit.
Dhe, trajneri Filippo Inzaghi ka kërkuar nga nënkryetari Adriano Gallani që t’ia plotësojë atë. Ëndrra mbetet Mattia Destro por Roma nuk dëshiron të dëgjojë për zbritjen e çmimit.
Ndërsa, sipas “Mediaset”, opsioni më konkret është ai i sulmuesit të Interit – i huazuar nga Southampton – Daniel Osvaldo.
Argjentinasi i natyralizuar në italian është suspenduar nga Inter dhe pritet të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Dhe, ai mund të mos ndërrojë qytet e as stadium, duke iu bashkuar Rossonerëve.