Milani nuk e shet Balotellin

Sulmuesi Mario Balotelli do të mbetet në Milan për sezonin e ri, ka thënë nënkryetari i gjigantit italian Adriano Galliani.

Sport

14/08/2014 15:25

Mario Balotelli nuk do të largohet nga Milani gjatë këtij afati kalimtare të verës.

Nënkryetari i Rossonerëve, Adriano Galliani ka insistuar se sulmuesi do të mbetet në San Siro përkundër spekulimeve të vazhdueshme se mund të shitet më prag të fillimit të edicionit të ri.

“Balotelli do të mbetet me ne në 99.8 për qind. Nuk them më 99.9 për qind sepse matematicientët më kanë thënë se është e gabuar”, deklaroi Galliani për “Sport Mediaset”, pas përfundimit të një takimi mes tij, pronarit Silvio Berlusconi dhe trajnerit të ri Filippo Inzaghi.