Milani nuk di për fitore (Video)

Milani është duke vazhduar me formën e dobët, pasi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2-2 në fushën e skuadrës së Sampdorias.

Sport

08/11/2014 22:36

Ishte minuta e 10’ e takimit, kur Stephan El Shaarawy kalon rosonerët në epërsi falë një super goli. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Okaka shënon për të barazuar rezultatin.

Në minutat e para të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 51’ Eder shënon për të kaluar vendasit në epërsi.

Sidoqoftë, në minutën e 65’ Jeremy Menez shënon për të barazuar rezultatin, që deri në fund doli të ishte dhe goli vendimtar për pikën e fituar të Milanit.

Me këtë barazim, rosonerët janë në kuotën e 17 pikëven në vendin e 11, teksa Sampdoria është në kuotën e 20 pikëve në vendin e tretë të Serie A. 

Video