Milani nis negociatat me Barcelonën për Junior Firpon

Junior Firpo mund të bëhet lojtar i Milanit së shpejti.

Sport

08/06/2021 23:27

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Junior Firpo mund të bëhet lojtar i Milanit së shpejti, transmeton lajmi.net.

Romano konfirmon që Milani dhe Barcelona kanë nisur negociatat për mbrojtësin e majtë dhe shumë shpejt Firpo mund të zhvendoset në “San Siro”.

Milani gjithashtu po punon edhe për Brahim Diaz, të cilin dëshiron ta marrë edhe për një vit në huazim më obligim të blerjes në fund të sezonit.

Firpo erdhi në Barcelonë nga Real Betis në vitin 2019, por nuk ka arritur ende të stabilizohet në formacionin bazë pas Jordi Albas./Lajmi.net/